Numri i insekteve fluturuese zvogëlohet për 75 për qind

Numri i insekteve fluturuese zvogëlohet për 75 për qind

Shkencëtarët në Gjermani janë alarmuar nga të dhënat e reja që tregojnë se popullsia e përgjithshme e insekteve fluturuese është zvogëluar për madje 75 për qind.

Artikulli është publikuar në revistën Plos One dhe paraqet studimin për matjen e “biomasës së insekteve fluturuese” në 63 lokacione të mbrojtura në gjithë Gjermaninë.

Shkencëtarët besojnë se të dhënat për insektet janë ekstreme. Në kulmin e nxehtësisë verore, kur numri i insekteve ishte më i lartë se në pranverë dhe vjeshtë, rënia ishte edhe më e theksuar, ndërsa numri i brumbujve u zvogëlua për 82%. Kjo është mbi 7% më shumë se rënia mesatare gjatë periudhës 27-vjeçare.

Mungesa e insekteve është gjithashtu një problem për kafshët e vogla që hanë ato. Zogjtë gjermanë po përballen me presion kur bëhet fjalë për furnizimet ushqimore. Një studim i ri ka treguar se Gjermania ka humbur 15% të popullsisë së zogjve gjatë 12 viteve të fundit.

Shkencëtarët nuk janë të sigurt për shkaktarin e rënies kaq të madhe.

“Nëse jeni zog që ushqeheni me insekte dhe jetoni në atë zonë, katër të pestat e ushqimit tuaj janë zhdukur në tremujorin e fundit të shekullit, gjë që është e frikshme", tha Dave Goulson, një ekolog në Universitetin Sussex për Science Magazine.

"Ne shpresojmë që tendenca gjermane është unike dhe nuk do të reflektojë gjithë botën", shprehet ai.

Ndryshe, studimi ka zgjatur 27 vjet. Sipas indeksit të biodiversitetit, numri i kafshëve të egra në planet është zvogëluar për madje 58 për qind në periudhën 1970 deri 2012.