Binjakët Winklevoss tani janë miliarderë falë Bitcoin

Binjakët Winklevoss tani janë miliarderë falë Bitcoin

Binjakët Winklevoss, të njohur për padinë ndaj Mark Zuckerberg pas pretendimeve se ai e vodhi idenë e tyre për Facebook, tani janë miliarderë me Bitcoin, thuhet sipas disa raporteve.

Cameron dhe Tyler Winklevoss fituan 65 milionë dollarë nga procesi gjyqësor për Facebook, dhe i investuan 11 milionë të tyre në Bitcoin më 2013, duke grumbulluar një nga portofoliot më të mëdha të Bitcoin në botë.

Pjesa e tyre në Bitcoin tani vlen rreth 1 miliard dollarë, pasi Bitcoin arriti vlerën në mbi 10,000 dollarë javën e kaluar, sipas CoinDesk, transmeton Gazeta Express.

Binjakët nuk kanë shitur asnjëherë asnjë Bitcoin të vetëm, raporton The Telegraph, duke theksuar se vetëm pak ‘kuleta’ të Bitcoin mbajnë kriptomonedhë në vlerë prej më shumë se 1 miliard dollarë.

Njëra nga këto kuleta i përket krijuesit misterioz të Bitcoin, i njohur vetëm me pseudonimin Satoshi Nakamoto.