Arrestohen një grua dhe një djalë në Viti pasi vjedhin 23 biba

Arrestohen një grua dhe një djalë në Viti pasi vjedhin 23 biba

Tre ditë më parë në fshatin Pozharan në Komunën e Vitisë një ankues kishte lajmëruar në polici se nga koteci i janë vjedhur 23 biba.

Pas hetimeve nga policia është arritur që të identifikohen të dy vjedhësit, një grua dhe një djalë – i moshës së mitur, përcjellë Klan Kosova.

Me urdhër te prokurorit pas intervistimit e dyshuara femër është dërguar ne mbajtje ndërsa i mituri është liruar ne procedure te rregullt.

Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë