Aksident i rëndë në Prishtinë, ka të lënduar

Aksident i rëndë në Prishtinë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë saktësisht në lagjen ‘Arbëria’ njohur ndryshe si ‘Dragodan’.

Sipas informacioneve të para, si pasojë e këtij aksidenti ka edhe të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e emergjencës. Duhet përkujtuar që numri i aksidenteve në Kosovë përgjatë këtij viti ka qenë mjaft i lartë, përderisa Policia ka porositur qytetarët të jenë edhe më të kujdesshëm pas reshjeve të borës.