Vrasja e Ndokës, në 2 ditë 20 të shoqëruar, asnjë i arrestuar

Vrasja e Ndokës, në 2 ditë 20 të shoqëruar, asnjë i arrestuar

Shkon në 20 numri i personave të cilët janë shoqëruar në dy ditët e fundit nga policia lokale për t’u pyetur për vrasjen vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka. E ndërsa 8 personat që u shoqëruan dje u liruan, sot u shoqëruan 12 të tjerë.

Por sipas burimeve të Report Tv dëshmitë e tyre nuk kanë sjellë ndikim në hetimet për zbardhjen e autorëve të Aleksandër Ndokës. Policia vijon kërkimet për të rënë në gjurmët e autorëve, por ende nuk ka asnjë të ndaluar për ngjarjen.

Policia dhe prokuroria është fokusuar në tre pista kryesore. Pista e parë lidhet me konfliktin që i biri i viktimës Samuel Ndoka ka pasur në 25 qershor 2017 në Shëngjin të Lezhës.

Një tjetër pistë ku është përqendruar prokuroria dhe policia e Lezhës është ajo e konflikteve të mundshme në fushën e biznesit, ndërsa pista e tretë lidhet me të kaluarën e errët të Ndokës.