Reqica: Mbi 300 nxënës mësojnë shqip në Munich të Gjermanisë

Reqica: Mbi 300 nxënës mësojnë shqip në Munich të Gjermanisë

Në Munich të Gjermanisë, jetojnë rreth 60 mijë shqiptarë. Konsullata e Kosovës që është hapur para mbi dy vjetësh në atë land ka bërë që ata të jenë më të përfaqësuar.

Me iniciativën e kësaj konsullate është hapur shkolla në gjuhën shqipe, ku janë përfshirë mbi 300 nxënës. Në një intervistë për Radio Kosovë, konsulli Hamdi Reqica, tregon edhe për një libër që ka botuar e që në fokus ka pasur sigurinë e BE-së në raport me luftrat që kanë ndodhur në Ballkan.

Fillimisht në intervistë, z. Reqica thotë se shqiptarët atje janë mjaft të konsoliduar.

Hamdi Reqica: Tashmë kemi një përvojë, sepse kemi bërë mbi dy vjet të hapur. Jemi tre diplomat dhe dy personel teknikë administrativë. Kemi bërë një përvojë në atë land, që e mbulojmë. Punët shkojnë mirë. Kemi disa fusha ku jemi më aktvë, si në politikë, ekonomi. Kemi organizuar disa forume ekonomike për Kosovën, me ndërmarrje të ndryshme gjermane dhe me qeverinë bavareze. Në qoftë se mund të them, krahas moshës që ka konsullata jonë, është bukur mirë e konsoliduar. Ndërsa sa I përket të sektorit të shërbimeve konsullore, ajo funksionon më së miri.

Z. Reqica, i përcillni aktivitetet e shqiptarëve në Gjermani?

Hamdi Reqica: Njëra prej obligimeve tona si diplomat është patjetër edhe përcjellja dhe kontakti I vazhdueshëm me diasporën tonë. Ne kemi në diasporë një brum të fortë në disa aspekte, si në ekonomi, në sport, në kulturë. Jo vetëm në kulturën që krijohet ndërmjet shqiptarëve, por edhe atë që është e integruar në shoqërinë gjermane. Kemi artista të mëdhenj që janë pjesë e teatrit, e filmit, e kinematografisë, pjesë e muzikës, pjesë e sportit. Kontakti ynë me këto kategori të njerëzve që kanë arritur në fusha të caktuara, është I domosdoshëm sepse ne na krijon privilegj jashtëzakonisht të madh që të kemi qasje edhe në shoqërinë gjermane. Përmes ambasadorëve tanë të kulturës edhe të sportit të depërtojmë tek shteti dhe te shoqëria gjermane.

Ju arrini të përkrahni qoftë moralisht, shqiptarët në Gjermani?

Hamdi Reqica: Përkrahja e shtetit për individët, klube, orgnizata të ndryshme shqiptare në Gjermani nuk do të thotë që duhet të jetë knë formë financiare. Fatkeqësisht ne nuk kemi mundësi që t’I përkrahim financiarisht. Por, përkrahja jonë është e dimensioneve të ndryshme. Për shembull, me iniciativën tonë, Konsullatës në Munich kemi organizuar shkollën shqipe për herë të parë në Munich që nuk ka qenë e organizuar. Kemi apsur dy klasë në gjithë Bajernin që jetojnë diku 50-60 mijë shqiptarë. Ndërsa vitin e kaluar kemi arritur që të inicojmë krijimin e shkollës shqipe në Munich. Kemi organizuar një Kuvend me 120 të deleguar dhe sot I kemi më shumë se 300 nxënës brenda gjashtë muajve. Do të thotë ne I përkrahim në forma në ndryshme, I stimulojmë, marrim pjesë dhe aty ku ka mundësi I tejkalojmë problemet që kanë në organizime të ndryshme.

Ju keni botuar një libër që përmendet në takimin e Lidhjës së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë. Për çfarë libri bëhet fjalë?

Hamdi Reqica: Unë kam studiuar në Universitetin e Bremenit, në katedrën për të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare. Aty e kam kryer edhe masterin dhe pastaj kam vazhduar në të njëjtin universitet edhe me doktorraturë, me temën “Politika e Sigurisë dhe e Mbrojtjes së Bashkimit Evropian, deri në bashkëpunimin e strukturuar, të përhershëm, e sprovuar me luftrat në Ballkan”.

Kjo ju ka nxitur ta zgjeroni dhe ta nxirrni në libër këtë temë?

Hamdi Reqica: Ka qenë një ndër kriterët për doktorrim që punimi të publikohet. Pastaj me një marrëveshje me një shtëpi botuese në Berlin ka parë dritën ky punim, I cili në mesin e juristëve gjermanë ka gjetur një përkrahje të madhe ky libër. Ka një kritikë zakonisht të madhe. Këto ditë pritet të dalë edhe recencioni i parë nga një politolog gjerman. Kështu që më bën të ndjehem mirë.

Në çka fokusohet libri?

Hamdi Reqica: Libri fokusohet në aspektin juridik të rregullave ligjore të BE, për të krijuar politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Motivi për të shkruar për këtë libër kanë qenë luftrat që kanë ndodhur në Ballkan edhe në Kosovë dhe cili ka qenë roli i bashkësive evropiane, pastaj i Unionit Evropian në këto luftra dhe a e ka përmbushur mandatin apo jo. Ky ka qenë motivi. Ndërsa libri trajton edhe në mënyrë kronologjike zhvillimin e kësaj politike, që nuk ka qenë i natyrshëm, sepse ka filluar jo me bashkëpunimin ekonomik të bashkësive evrpiane atëherë, pork a ardhur më vonë, diku hapat e parë i ka pasur në vitn 1969, pastaj më vonë më 1987, 1992. Ndërsa politika e sigurisë dhe mbrojtjes fillon pas luftës së Kosovës ku BE ka parë që për ta parandaluar një luftë atëherë duhet ta ketë këtë politikë.

Do ta përktheni edhe në gjuhën shqipe librin?

Hamdi Reqica: Mendoj ta ripërpunoj librin, sepse ka zhvillime të reja në kuadër të BE-së dhe duhet të plotësohet,

Do ta bëni librin e ri në gjuhën shqipe?

Hamdi Reqica: Në gjuhën shqipe, po.

Do të vini ta promovoni në Kosovë?

Hamdi Reqica: Me kënaqësinë më të madhe.

Autor: Hyrë Tejeci Murati