Rihanna femra më me influencë në botën e modës për 2017-ën

Rihanna femra më me influencë në botën e modës për 2017-ën

Platforma e kërkimit mbi modën ”Lyst” ka kurorëzuar zyrtarisht këngëtaren Rihanna si femrën më të famshme më me shumë influencë për vitin 2017.

Çdo gjë që Rihanna prek kthehet në një gjë të shitur dhe kjo falë stilit të saj të guximshëm dhe unik që nxit shitjet e mëdha për markat e modës.

Sipas të dhënave të analizuara nga ”Lyst”, nga 100 milionë kërkime, 80 milionë blerës në mbarë botën janë ndikuar nga veshjet e 29-vjeçares.

Duket sikur çdo që ikona e muzikës vesh njerëzit e duan, duke lënë kështu në hije edhe Dukeshën e Kembrixhit, Kate.

Në fakt Kate u rendit e pesta si femra më e influencë në 2017.

Pas Ririt në vend të dytë ishte këngëtarja Selena Gomez, në vend të tretë supermodelja Bella Hadid, ndërsa në vend të katërt u rendit rivalje  e re mbretërore, Meghan Markle.