VIDEO- Pacolli: Demarkacioni, kryetema e çdo takimi me ndërkombëtaret

VIDEO- Pacolli: Demarkacioni, kryetema e çdo takimi me ndërkombëtaret

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në emisionin “Debat”, theksoi faktin se perspektiva e Kosovës nëse nuk miraton demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, është shumë e zymtë.

Pacolli tha se demarkacioni me Malin e Zi është kryetema e çdo takimi që ai po i realizon jashtë vendit.

“Kërkesa e miqve tanë është e qartë, kryeni demarkacionin dhe u hapet perspektiva evropiane edhe për liberalizim vizash. Duhet ta kryejmë këtë proces në mënyrë që të mos mbetemi të bllokuar”, tha Pacolli, për RTK.

Kreu i diplomacisë kosovare gjatë një interviste të dhënë për emisionin politik “Debat”, dha paralajmërime skeptike për të ardhmen e shtetit të Kosovës nëse vazhdojnë të zvarriten temat e mëdha.

“Me është thënë prej njerëzve kyç  me vite e vite që kanë mbështetë shtetndërtimin e Kosovës por unë mbetem pa fjalë duke më pyetur a e ke bisedua këtë me Haradinajn, unë mbetem pafjalë, dhe them se unë përçoj politikën e Haradinajt, sepse është edhe detyrë  e imja”, tha Pacolli.

Ai shtoi se nuk ka vend që nuk e përçon mesazhin e Haradinaj, se është konstruktiv, se qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se çfarë ka ndodhur.

Kufiri mes entiteteve të ish-Jugosllavisë është përcaktuar sipas katastrave, sipas Komisionit të Banditerit.

“Unë përfaqësoj e implementoj atë që thotë qeveria e Kosovës dhe ne, si AKR e mbështesim”, tha Pacolli.

"Një dokument", shton ai, "ka ardhur në qeveri dhe pritet që të dalë në votim, por miqtë tanë nuk i konsiderojnë si valid, fjala është për komisionin e ri për demarkacionin”.

Do të ketë debate interne dhe do të lihet në vullnetin e deputetëve.

“Kjo sfidë të tejkalohet sa më parë, duke i lënë anash inatet e teket që të mendojmë për Kosovën dhe të ardhmen e saj, Kosova nuk duhet të jetë peng e interesave të dikujt a të ndonjë partie”, tha Pacolli.

 


MË SHUME NGA Aktuale