Eminem donte Adele-n dhe jo Beyonce-n

Eminem donte Adele-n dhe jo Beyonce-n

Reperi Eminem dëshironte që në këngën e tij “Walk On Water”, të bashkëpunonte me Adele-n, dhe se Beyonce nuk kishte qenë zgjedhja e tij e parë.

Bashkëpunëtori i kahmotshëm i reperit amerikan, producenti Denaun Porter, e ka zbuluar këtë gjë për mediat.

Ai tha se kur e kishte dëgjuar së pari këtë këngë, kjo kishte për qëllim që ta përfshinte Adele-n, por “diçka ndodhi me të dhe zërin e saj, andaj ajo nuk mund a bënte këtë”.

“Ka vetëm pak njerëz që mund t’ia dalin me atë këngë”.

Kënga “Walk on Water”, ështe pjesë e albumit më të ri të Eminem-it, të titulluar “Revival”.