Eni dhe Genci bashkë me “Shi bie në Tiranë” (VIDEO)

Eni dhe Genci bashkë me “Shi bie në Tiranë” (VIDEO)

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj publikuan këngën më të re “Shi bie në Tiranë”.

Këtij projekti  i është realizuar edhe videoklipi në kryeqytetin shqiptar.

Siç edhe është potencuar në fund të videos, ky është përpunim i këngës origjinale të këngëtares Fitnete Tuda, të cilën e kjo dyshe e kanë falënderuar për dhënien e lejes.

Me këtë publikim Eni dhe Genci disi edhe i kanë shuar zërat se ata mund t’i kenë prishur raportet, ashtu siç ishte aluduar ditëve të fundit nga mediat rozë në vendin tonë.