Maskë për fytyrë me oriz

Maskë për fytyrë me oriz

Kjo maskë lufton aknet, parandalon dhe lufton rrudhat, lufton njollat kafe si dhe ndihmon në hidratimin e lëkurës.

Përbërësit

-Oriz
-lëng limoni
-Niseshte
-Vitamine E

Përgatitja

Merrni 1 filxhan oriz dhe e lani me pak ujë të ftohtë. E kulloni mirë dhe e vendosni në zjarr të ziejë.
Pasi te ziejë e kulloni ujin dhe me pas me një napë e e shtypni që të na dalë një masë e trashë pa kokrrat e orizit.
Merrni 2 lugë gjelle nga kjo masë.
I shtoni 1 lugë çaji lëng limoni,1 lugë gjelle niseshte, 3 kapsula vitaminë E dhe e keni gati.
E hidhni në një kuti kremi.

Aplikimi

Pasi të lani fytyrën çdo darkë, vendosni maskën e përgatitur dhe e mbani gjatë gjithë natës. Ruhet në frigorifer, shkruan Shendeti, transmeton Klan Kosova.