Letra e Kurtit nga paraburgimi

Letra e Kurtit nga paraburgimi

Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, nga burgu ka dërguar një letër drejt Këshillit të Përgjithshëm të partisë, i cili është mbajtur sot.

Ai iu ka drejtuar të gjithë pjesëmarrësve e aktivistëve,  duke përmendur tema të ndryshme, uke nisur nga fitorja dhe rritja e Vetëvendosjes si parti, deri tek përçarjet që ndodhën kohëve të fundit dhe fyerjes së deputetes  Aida Dërguti.

Letra e Kurtit

Më vjen mirë që mund t’ju drejtohem me këtë letër ndonëse nuk jam aty. Më e rëndësishmja është që të jemi bashkë. Me mendje dhe zemrat tona gjithmonë mbesim të bashkuar. Pavarësisht se ndonjëri prej nesh mungon dhe pse mungon Lëvizja vazhdon. Ajo bëhet prej dashurisë tuaj. Sinqeriteti  për gjerat që kanë ndodhur për herë të fundit nuk mund të shprehen në mbledhje.

Kjo është mënyra e drejtë dhe e duhur, statusi dhe procedura. Qytetarët e Kosovës kanë dashur dhe përkrahur LVV si asnjëherë më parë. U dyfishua numri i deputetëve tonë. Jemi subjekti i parë në vend. Qeverisim me kryeqytetin e Republikës dhe historisë tonë. Fitorja vjen për punët tona që kemi deri tani. Sikurse bashkimi me Shqipërinë ashtu edhe qeverisja socialdemokrate nevojitet më shumë vullnet dhe pasion. LVV-ja në njërën anë ka ngjallur shpresë. Qeveria aktuale ka zhgënjyer edhe optimistët e saj.

100 ditshin e bëri me përfundimin e faljes së qymyrit derisa nuk ndalen emërimet e zv/ministrave. Jemi afër bërjes së Kosovës me qeverisjen e Vetëvendosjes.  Regjimi nuk ka mbështetje popullore. LVV-ja po vazhdon të përballet me shantazhe por ne i përgjigjemi me një aksion; emancipimi. Burgosjet tona jenë dëshpërim i regjimit. Tani edhe pak i kanë mbetur këtij regjimi dhe kjo varet nga ne. Janë të dhimbshme.

Nuk është problem te gjuha që ka përdorur Aida. Nuk më ofendon ajo që ka thënë. E fali edhe sikur të mos më kishte kërkuar falje. Personalisht ajo nuk më ka kurrfarë borxhi mua, unë jam çuditur shumë për qasjen destruktive  për dëshirën e arrestimit tim. Thelbi nuk është fyerja por dëshira negative që ka kundër meje. Aida  nuk hyn as në 5, e 10 as në mesin e 50 aktivistëve me të cilët kam pasur mospajtime. Si erdhi ajo në këtë pikë, përveç mashtrimit, s do të thoja se ajo  është fajtore. VV ka më shumë nevojë për transparencë e llogaridhënie. Secili aktivist është i nevojshëm por asnjëri i pazëvendësueshëm.

Ne kemi qindra ekonomistë inxhinierë e mjekë. Fatkeqësisht ata i kemi thirrur shpesh për mbledhje e protesta, por asnjëherë për punën e tyre. Në organizatë nevojitet me dije e nder, e jo vetëm guximi, sepse guximi pa nder është arrogancë. Më vjen mirë kur mbahen të tilla mbledhje dhe diskutime të hapura. Të flasim për te gjitha temat e dilemat bashkë, për betejat jashtë e sfidat brenda nevojitet vullnet i hekurt dhe nerva të çelikta.