UP “Haxhi Zeka” përmbyll vitin 2017

UP “Haxhi Zeka” përmbyll vitin 2017

Sot Rektori i Univeristetit “Haxhi Zeka” Fadil Millaku bashk me bashkpuntor ka mbajtur një konferencë për media ku ka shpalosur punën që është bërë gjatë vitit 2017 si dhe disa nga objektivat e këtij universiteti për vitin e ardhshëm

Komunikata e plotë:

“Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë sot numëron rreth 12.772 student, statistike kjo e cila tregon interesimin e të rinjve sidomos nga ky regjion për të marrë arsim cilësor dhe për të zhvilluar më tutje karrierën e tyre. UHZ ka 5 Fakultete me rreth 18 programe studimi. Këtyre studenteve ju ofrojnë arsimim akademik dhe shërbime administrative 74 Profesor dhe asistent të rregullt dhe 53 zyrtarë Administrativ.

Objektiva të realizuara gjatë vitit 2017

1) Hartimi i Strategjisë së Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë – Komisioni është themeluar nga Këshilli Drejtues dokument ky i cili tregon situatën në të cilën ishte Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, gjendjen aktuale dhe vizionin për të ardhmen e Universitetit;

2) Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, ka arritur për një periudhë të shkurt që të lidhë 30 marrëveshje bashkëpunimi më Universitete tjera brenda dhe jashtë vendit, në fusha të ndryshme, vlen të theksohet se Brenda vendit kemi startuar në marrëveshje më Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” dhe atë të Prizrenit “ Ukshin Hoti” në programe të përbashkëta të Masterit në Drejtimin e Vetëqeverisjes Lokale, ku studentet do të ndjekin studimet nga një semestër në këto tri Universitete;

3) Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, nga 15 Profesor sa ka numëruar në vitin 2014 ka arritur ti rekrutoje edhe 28 Profesor të tjerë më të vetmin qellim rritjen e cilësisë neper Njësi Akademike;

4) Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, për here të pare ka filluar aplikimin e sistemit tutorial ku studentet e dalluar do ti mbajnë mësim praktik kolegeve te tyre student ne fusha ku ata kane dobësi;

5) Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, ka funksionalizuar Allumnin ku këtë vit edhe është konstitutar këshilli i këtij institucioni, dhe po vazhdojnë të konsolidohen organet e tij;

6) Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, ka nxjerr ne mesin e shumë rregulloreve edhe Rregulloren për themelimin e Instituteve ku Njësit Akademike varësisht nga fusha e tyre tani e kane një bazë për ndërmarrjen e hapave të mëtutjeshëm për themelimin e Instituteve;

7) Vlen të theksohet se Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, sipas të dhënave të pranuara nga MASHT është i vetmi Institucion i AL më realizimin më efektiv të buxhetit sipas planit të rrjedhjes se parasë për vitin 2017;

8) Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës me buxhetin aktual ka filluar ndërtimin e Kampusit me fillimin e ndërtimit të F. Arteve për të vazhduar mandej sipas mundësive buxhetore edhe ndërtimin e Njësive tjera Akademike;

9) Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, në vazhdën e ngritjes së cilësisë ka arritur që të instaloj sistemin për menaxhimin e orarit të punës dhe ligjëratave për stafin akademik dhe administrativ i cili do të jetë funksional nga 1 Janari 2018, përmes të cilit do të ngritët përpos disiplinës edhe niveli i cilësisë dhe kursimit të Buxhetit;

10) Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, në vazhdën e ngritjes së nivelit të efikasitetit ka arritur që të gjitha dokumentet të cilat kanë qene të arkivuara në kopje të forta, të futen në sistem elektronik duke ju mundësuar palëve qasjen më të lehtë në dokumentet e tyre, si dhe duke

unifikuar protokollimin e dokumenteve zyrtare përmes rregullores se posaçme me qellim të shmangies së çfarëdo parregullsie apo manipulimi të dokumenteve gjate hyrje daljeve;

11) Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë – Këtë vit ka bërë edhe instalimin e web-it të ri, me qellim të ngritjes së transparencës ku i gjithë publiku njoftohet për aktivitetet tona, procedurat e prokurimit, resurset mundësit e punësimit dhe CV e secilit të punësuar në këtë institucion;

12) Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë – Ka arritur gjatë këtij viti ti fitoj shumicën e kontesteve gjyqësore duke ruajtur pasurin e UHZ-se, dhe kredibilitetin e tij.

13) Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë – Gjatë lidhjes së marrëdhënieve kontraktuale ka arritur të kursej buxhetin sipas shumave të planifikuara për rreth 120.000 euro si rezultat i analizave dhe vëmendjes së lartë dhe nivelit të përgjegjësisë.

Krejt në fund për gjithë këtë sukses dëshiroj te falënderoj Këshillin Drejtues, koleget nga Menxhmenti, sekretarin e UHZ, stafin akademik dhe administrativ si dhe studentet të cilët në vazhdimësi janë duke u angazhuar në mobilitet, duke mos ju përjashtuar në asnjë rast juve media elektronike dhe të shkruara.”