SBASHK kritikon deputetët që nuk votuan propozimin e Nagavcit

SBASHK kritikon deputetët që nuk votuan propozimin e Nagavcit

Deputetja Arbërie Nagavci në cilësinë e anëtares së Komisionit Parlamentar për Arsim ka paraqitur amendamentin e Ligjit për Buxhetit për vitin 2018 lidhur kërkesën për mjete shtesë me qëllim të realizimit e Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës, të nënshkruar më 18 prill 2017 e pikërisht lidhur me nenin 35, pika 8 e 9, për pagat jubilare dhe pagat përcjellëse me rastin e pensionit të punëtorëve arsimor,për çka edhe ka kërkuar përkrahjen e kolegëve të saj deputetë në Parlamentin e Kosovës.

SBASHK thotë se kjo kërkesë ishte edhe kësaj sindikate. Kjo kërkesë  ishte Në të njëjtën kohë SBASHK-u  shpreh reagim të ashpër ndaj deputetëve të koalicionit qeverisës  që nuk e votuan këtë propozim. 

“I kujtojmë  këta  deputetë se kërkesën nga Kontrata për shpërblimin jubilar dhe për tri pagat  përcjellëse  SBASHK-u po e realizon përmes gjykatave  dhe deklarimi juaj JO  nuk e ndal këtë angazhim dhe realizimin e kërkesave tona përmes gjykatave, por mos harroni se koha po ik dhe Ju prapë do të kërkoni votën dhe besimin e mësimdhënësve të Kosovës .Kujtojmë  deputetët që janë nga koalicioni qeveritar se edhe në Marrëveshjen e nënshkruar më 5  qershor 2017 mes SBASHK-ut dhe Koalicionit PAN , pika e dytë e kësaj Marrëveshje thotë: “Me fitoren e Koalicionit PDK- AAK- NISMA në zgjedhje, Qeveria e re do të angazhohet dhe do të mundësojë zbatimin e plotë të Kontratës  së Arsimit, të nënshkruar më 18 prill 2017”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

SBASHK-u kërkon nga Kryeministri Haradinaj dhe ministri i Financave  Bedri Hamza që të gjejnë mundësi ligjore nga Buxheti rezervë i Kosovës  që t’i ndajë këto mjete  dhe të plotësohet pika e  dytë e Marrëveshjes së 5 qershorit në mënyrë që mësimdhënësit të mos ju drejtohen gjykatave, të cilat edhe kështu janë të stërngarkuara me lëndë gjyqësore.

“Po ashtu kërkojmë nga Qeveria dhe Kryeministri Haradinaj që vendimi për rritjen e pagave në sektorin publik  të jetë vendim me një rritje dinjitoze, e në proporcion me rritjen e fundit të pagave të qeveritarëve  e jo rritje  simbolike dhe aq e ulët, siç është paralajmëruar” thuhet në fund të reagimit të SBASHK-ut.