"​Let`s Do It Kosova" vazhdon me pastrimin e Kosovës

"​Let`s Do It Kosova" vazhdon me pastrimin e Kosovës

Dhjetëra vullnetarë të Let`s Do It Kosova, sot kanë pastruar deponinë e mbeturinave në Lagjen Berkoc, në afërsi të varrezave të qytetit të Gjakovës.

Në aksionin e sotëm u mblodhën 100 thasë me mbeturina dhe dy kamionë, ndërsa mori pjesë edhe kryetari i ri i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Ky aksion u realizua në bashkëpunim me Kompaninë e pastrimit të mbeturinave "Çabrati", e cila ofroi makinerinë e saj si dhe punëtorët morën pjesë në aksionin e pastrimit. Në organizimin e aksionit ka ofruar ndihmë edhe organizata Iniciativa e Femrës Kosovare (IFK) në Gjakovë.

Pajisjet logjistike për organizimin e këtij aksioni u mbështeten nga projekti "Let's Do It Legal", i financuar nga Zyrja e Bashkimit Evropian në Kosovë, zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe impementuar nga Let's Do It Kosova.

Let's Do It Kosova u njofton se aksionet e tilla do të vazhdojnë, andaj ju bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm për ruajtjen e mjedisit jetësor.