Syla: “Atdheu im i ngrysur”, është atdheu ynë i tashëm

Syla: “Atdheu im i ngrysur”, është atdheu ynë i tashëm

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Ismail Syla, shkrimtar publicist, foli për librin e tij më të ri, “Atdheu im i ngrysur”, i pesti me radhë.

Syla fillimisht tregoi se, libri me poezi “Atdheu im i ngrysur” përmban 53 poezi, i është kushtuar atdheut i ndarë në tri pjesë, “Atdheu i pabërë”, “Atdheu im i ngrysur”, që flet për të tashmen dhe cikli i tretë me poezi, “Për ty Atdhe”, flet për heroikën, për atdhetarët, si vëllezërit Gërvalla e shumë të tjerë .

“Atdheu im i ngrysur”, është atdheu ynë i tashëm ai që po e jetojmë sot, paraqitja kritike e të sotshmes përmes artit, poezisë, thotë ai.

Poeti Syla, foli edhe për katër librat e tij të botuar më parë, që kryesisht kanë përmbajtje lirike.

Libri “Atdheu im i ngrysur”, është botuar nga shtëpia botuese 'Buzuku' dhe është promovua në panairin e librit, në Frankfurt, më 14 tetor.

Syla tha, se ka të gatshme edhe tri përmbledhje me poezi, që pret ti botojë së shpejti.