Aliu mbajti mbledhjen e parë me drejtorët e Drejtorive komunale

Aliu mbajti mbledhjen e parë me drejtorët e Drejtorive komunale

Sot kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Naim Ferati, kanë mbajtur mbledhjen e parë të bordit të drejtorëve.

“Me këtë rast kryetari, Aliu, ka ndarë edhe përgjegjësitë e punë për secilin drejtor, duke thënë se në këtë mënyrë secili duhet të përfundojë edhe punën e tij, në nivelin sa më të kënaqshëm dhe rezultatet e punës nuk do të mungojnë. U bë e ditur se mbledhjet e bordit do të jenë të rregullta dhe do të diskutojë secili drejtor për dikasterin që ata drejtojnë”, thuhet në komunikatën e Komunës së Ferizajt.