VIDEO: “Akademia”, një revistë me shumë risi

VIDEO: “Akademia”, një revistë me shumë risi

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Adem Gashi, shkrimtar, foli për numrin e parë të revistës për kulturë, gjuhë, media, me titull “Akademia”, redaktor i së cilës është dhe për librin e tij, “Ditët pa gjë”.

Gashi fillimisht tregoi arsyet, rëndësinë e nxjerrjes së kësaj reviste të madhe kulturore, gjuhësore dhe mediale në Kosovë, “Akademia”, e cila ka mbi 550 faqe.

Publikimi i “Akademisë”, kryeredaktor i së cilës është Berat Armagedoni, do të botohet çdo katër muaj, sipas tij, dhe në secilin numër do të sjellë pos tjerash edhe rubrika të reja, si reportazhi, udhëpërshkrimi etj.

Në numrin e parë të kësaj reviste, sipas tij, janë botuar ese, kritika (recensione), studime nga fusha e letërsisë, e dramaturgjisë, e teatrit, e filmit, e gjuhës, e medias, pastaj tregime, proza poetike dhe poezi.

Janë prezantuar me tekste 19 autorë të huaj dhe 41 autorë shqiptarë, të cilët i kanë shkruar këto lloje të shkrimeve.

Për më tepër, rreth kësaj teme, ndiqeni videon: