Aliu takohet me ministrin e Financave Bedri Hamza

Aliu takohet me ministrin e Financave Bedri Hamza

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka vizituar Ministrinë e Financave me ç’rast ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin përkatës Bedri Hamza si dhe zv.ministrin e financave Mustafa Grainca.

Gjatë këtij takimi janë diskutuar sfidat me të cilat po ballafaqohet Komuna e Ferizajt lidhur me menaxhimin financiar, borxhet shumëmilionëshe të trashëguara si dhe mundësitë për kapërcimin e kësaj situate.

Kryetari Aliu u shpreh falenderues për mbështetjen e ministrit Hamza për të përfshirë në buxhetin e vitit 2018, projekte të rëndësishme për Komunën e Ferizajt si dhe për zotimin e tij që pavarësisht sfidës me të cilën ballafaqohet Komuna e Ferizajt në planin buxhetor të jetë partneri i saj kryesor për tejkalimin me sukses dhe mospengimin e realizimit të projekteve zhvillimore për Komunën e Ferizajt.

Komuna e Ferizajt ka konsoliduar një raport të qëndrueshëm bashkëpunimi me Ministrinë e Financave dhe pret që si rezultat i saj të realizoj projekte të rëndësishme zhvillimore për gjithë qytetarët e Ferizajt.