Mbahet mbrëmje humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”

Mbahet mbrëmje humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”

Sonte në Gjilan do të mbahet mbrëmje humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se mbrëmja organizohet për të mbështetur fëmijët që kanë nevojë.

“Sot do të organizojmë gala mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, për t’iu dalë në ndihmë fëmijëve me nevoja të veçanta, nënave vetushqyese dhe personave me nevoja të veçanta. Apeloj tek komuniteti i biznesit në Gjilan, Kosovë dhe kudo që janë, sikurse edhe tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që ta mbështesin këtë aksion të madh sipas mundësive të tyre. Duke i ndihmuar njerëzit në nevojë, në radhë të parë ju ndihmoni vetën tuaj”, tha Haziri sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Mbrëmja mbahet në ora 20:00, në Vali Ranch, me transmetim të drejtpërdrejt në RTK1.