Latifi nis emërimet në kabinetin e tij

Latifi nis emërimet në kabinetin e tij

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pas betimit të tij si kryetar i komunës për katër vitet e ardhshme, ka filluar kompletimin e kabinetit të tij duke i nënshkruar vendimet për emërimin e nënkryetarit, shefin e kabinetit në zyrën e kryetarit, asistentin administrativ në kabinetin e kryetarit, zyrtarin për logjistikë në zyrën e kryetarit dhe emërimin e shtatë drejtorëve.

Bazuar në vendimet e nënshkruara nga ana e kryetarit Latifi, nënkryetar i Komunës është Fatmir Iska, shef i kabinetit në zyrën e Kryetarit Veli Gashi, asistent administrativ në zyrën e Kryetarit Vajdin Berisha dhe Ruzhdi Krasniqi, zyrtar për logjistik në zyrën e Kryetarit.

Drejtorët e emëruar janë: Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Përparim Krasniqi drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, Samir Mustafa drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ervin Hoxha drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport,  Afrim Limani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Besnik Hoti, drejtor i Drejtorisë për Inspektim dhe Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.