Në Brazil inaugurohet pllaka dedikuar të shenjtës Nënë Tereza

Në Brazil inaugurohet pllaka dedikuar të shenjtës Nënë Tereza

Një vit më parë me nismë të ministrit Ditmir Bushati, shtatorja e Nënë Terezës mbërriti në Rio de Janeiro të Brazilit, ku në Katedralen Metropolitane të Rio de Janeiro në gusht të vitit 2016-të, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Shtatores së Nënë Terezës, vepër e skulptorit Thoma Thomai, dhuratë simbolike e popullit shqiptar për popullin brazilian me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Ndërsa së fundmi në një meshë madhore drejtuar nga kryepeshkopi kardinal Orani Joao Tempesta, u zhvillua edhe ceremonia e inaugurimit të pllakës, dedikuar humanistes shqiptare./ KultPlus.com