Lladrovci dhe Begaj diskutojnë për bashkëpunimin ndërkomunal

Lladrovci dhe Begaj diskutojnë për bashkëpunimin ndërkomunal

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me bashkëpunëtorë, të cilët biseduan për mundësitë e bashkëpunimit ndërkomunal.

Kryetari Lladrovci dhe kryetari Begaj diskutojnë për bashkëpunimin ndërkomunal

“Bashkëpunimi ndërkomunal është i rëndësishëm për të realizuar tutje agjendat zhvillimore të komunave tona, Drenasit dhe Malishevës. Konsideroj se kemi mjaftë hapësirë për bashkëpunim për të mirën e qytetarëve tanë, duke marrë parasysh prioritetet e ndërsjella”, theksoi kryetari Lladrovci.

Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme për të dy komunat, si çështja e infrastrukturës, përmirësimi i kushteve në fshatrat ku kufizohen Drenasi me Malishevën si dhe bashkëpunimin në mes të drejtorive gjegjëse komunale.

Kryetari Lladrovci falënderoi kryetarin Begaj për vizitën, duke ofruar bashkëpunim maksimal për të gjitha çështjet që janë në interes të qytetarëve.