Tërnava takohet me komandantin e ri të KFOR-it

Tërnava takohet me komandantin e ri të KFOR-it

Sot Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralin Salvatore Cuoci.

Myftiu i dëshiroi mirëseardhje  në Kosovë, dhe suksese në detyrën e re Gjeneralit Salvatore Cuoci , e njohu me organizimin e jetës fetare në vend dhe institucionet e BIRK-ut  bashkëjetesën dhe harmoninë fetare në Kosove prej shekujsh. Myftiu  theksoi respektin dhe mirënjohjen që gëzojnë forcat e KFORIT te qytetarët e Kosovës pa dallim.

Nga ana e tij Gjenarali Couci falnderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë dhe për angazhimin  e tij personal dhe Bashkësisë që e udhëheq  në ngritjen e vetëdijes për paqen, për harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe bashkëjetesën qytetare.