Amfiteatri në Universitetin Teknik emërohet Hyzri Beqiri-Varoshi

Amfiteatri në Universitetin Teknik emërohet Hyzri Beqiri-Varoshi

Universiteti i Shkencave Teknike në Ferizaj, këtë të mërkurë, ka bërë emërtimin e amfiteatrin të madh me emrin e humanistit ferizajas Hyzri Beqiri-Varoshi.

Në këtë ceremoni, mori pjesë edhe numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu me bashkëpunëtoret e tij, deputet të Parlamentit të Republikës së Kosovës, familjarë të Hyzri Beqirit-Varoshit, profesorë universitar si dhe struktura të tjera udhëheqëse.

Me këtë rast, kryetar i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka vlerësuar tejet lart kontributin e humanistit Varoshi, i cili në kohërat më të vështira nëpër të cilat kalonte Kosovë, shtëpinë e tij, u shndërrua në shkollë, pasi okupatori bëri edhe mbylljen e shkollave shqipe. Ai ka thënë se çdo fjalë që folët për të është e pakët në krahasim me veprat e tij të mëdha.

Kryetari Aliu, po ashtu ka çmuar tejet lart edhe kontributin e shumë familjeve të tjera ferizajase që edhe ata në kohën e okupatorit liruan shtëpitë tyre dhe u zhvillua një proces normal i mësimit.

Të pranishmeve në këtë aktivitet i është drejtuar edhe rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Agron Bajraktari.

Ndërsa në emër të familjes Beqiri, të pranishmit i ka falënderuar edhe bashkëshortja e të ndjerit Hidajete Beqiri. Ajo falënderoi të gjithë ata që kanë marrë iniciative që amfiteatri i Universitetit të Shkencave Teknike të emërohet me emrin e bashkëshortit të saj.

Shtëpia e Hyzri Varoshit në kohën e okupatorit serb ishte bë strehë dhe seli për shumë subjekte politike, administrative, kulturore, sportive, sindikale dhe bamirësie.