Burim Gërguri u zgjodh kryesues i Kuvendit të Komunës së Obiliqit

Burim Gërguri u zgjodh kryesues i Kuvendit të Komunës së Obiliqit

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Obiliqit, këshilltari nga radhët e AAK-së, Burim Gërguri , është zgjedhur në raundin e parë të votimit, më shumicën e votave të këshilltarëve të pranishëm e që ishin 21 sish, kryesues i Kuvendit të Komunës.

Mbledhjen, që ishte e dyta me radhë e Kuvendit të Komunës të dalë nga zgjedhjet e fundit, e kryesoi këshilltari më i vjetër, Hysni Mjeku.

Pasi u zgjodhë kryesues, Burim Gërguri premtoi se do ta kryej punën e vet në harmoni me ligjin dhe rregulloret e KK-së dhe se do të jetë bashkëpunues me të gjithë këshilltarët e Kuvendit të Komunës.