Selim Pacolli emërohet nënkryetar i Komunës së Prishtinës

Selim Pacolli emërohet nënkryetar i Komunës së Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka emëruar sot si nënkryetar, kundërkandidatin e tij nga AKR-ja, në zgjedhjet e 22 tetorit, Selim Pacollin.

Pacolli do të jetë për katër vjet zëvendës i Ahmetit dhe partia e tij do të ketë disa drejtori në Komunë, të cilat ende nuk janë definuar, pos njërës, atë të Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave. Drejtor në këtë drejtori është emëruar Gëzim Mehmeti.