Promovohet revista e përbashkët e arkivave të kombit shqiptar

Promovohet revista e përbashkët e arkivave të kombit shqiptar

Historia dhe pasuria e arkivës së kombit shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni do të jenë tashmë të mbledhura në një.

Drejtorit e arkivave kanë promovuar revistën shkencore të përbashkët e cila  është rikthyer pas një mungese të gjatë.

Drejtori i përgjithshëm i Arkivës së Shqipërisë, Ardit Bido ka deklaruar se prej këtij viti dhe në vijim revista shkencore e arkivistikës në Shqipëri do të jetë një produkt i përbashkët ndërmjet Drejtorisë së Arkivave, Agjencisë së Arkivave të Kosovës dhe në të ardhmen e afërt edhe të institucioneve të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve në Maqedoni, përcjell albinfo.ch.

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës e sheh këtë bashkëpunim si rrugën të ruajtjes së këtyre aseteve historike të kombit shqiptar.

Ndërsa përfaqësuesi i shqiptarëve nga Maqedonia, Skënder Hasani, mendon se ka ardhur koha që historia e popullit shqiptar të shkruhet ashtu siç është. Ky bashkëpunim mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë pritet që në të ardhmen të shtrihet dhe në trevat e tjera të Ballkanit, kudo ku ka shqiptarë.