Aliu takon drejtorët e shkollave të Ferizajt

Aliu takon drejtorët e shkollave të Ferizajt

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i arsimit Bashkim Hyseni, këtë të mërkurë kanë mbajtur edhe një takim zyrtarë me drejtorët e të gjitha shkollave të qytetit tonë.

Me këtë rast kryetari Aliu është shprehur se arsimi ferizajas nuk është në nivelin se çfarë duhet të jetë, por ka theksuar se në qeverisjen e tij katër vjeçare, kujdes tepër i veçante do t’i shtohet arsimit.

Ai ka thënë se arsimi, është një tërësi dhe është i interesuar që të implementohet programi qeverisës për një aftësim cilësor.

Në fund të këtij takimi kryetari Aliu së bashku më drejtorin Hyseni, kanë thënë se do të bashkëpunojnë ngushte me të gjithë drejtorët e shkollave të Ferizajt.