Të këndojmë së bashku për një gjuhë e një komb

Të këndojmë së bashku për një gjuhë e një komb

Shkolla Për Kitarë “Vihuela” me rastin e Festave të fundvitit do të organizojë koncert mbarëkombëtar për fëmijë "Një gjuhë, një komb, të këndojmë së bashku". Koncerti mbahet sot në ora 17:00, në Teatrin “Faruk Begolli”, në AAB.

Naser Dula drejtor i koncertit, tha se ky koncert organizohet për herë të pestë. “Ne kemi qëllim të i mbledhin këtu fëmijët së bashku të krijojnë art”, tha ai sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së).

Sipas tij në këtë koncert do të marrin pjesë rreth 40 fëmijë. “Skena do të jetë e mbushur. Do të jenë pjesëmarrës nga Prishtina, Gostivari, Presheva, Tirana e qytete të tjera”, deklaroi ai.