Emërohen drejtorët e rinj në Komunën e Klinës

Emërohen drejtorët e rinj në Komunën e Klinës

Në seancën e sotme të Kuvendit të Komunës së Klinës, kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur emrat e nënkryetarit dhe drejtorëve komunalë që do të jenë ekipi i tij në qeverisjen e Klinës nga koalicioni AAK, LDK, LVV dhe Nisma.

Ata janë: Besim Hoti ( LDK) –Nënkryetar,

Binak Sylaj (AAK)- Drejtor i Administratës,

Hekuran Sejdiu (AAK)- Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,

Arben Limanaj (LDK)- Drejtor i Arsimit,

Aziz Desku (LDK)- Drejtor i Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit,

Lorenc Marleku (AAK)- Drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjen e Mjedisit,

Naser Morina (NISMA)- Drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,

Iber Elezaj (LVV)- Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjente, 

Petrit Beka (LDK)- Drejtor i Inspektoratit,

Njomza Grabanica (AAK)- Drejtore e Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronësisë, dhe

Skender Merturi ( LVV) -Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 

 

Kryetari Elezaj, ka uruar drejtorët e rinj duke shprehur besimin se me përgjegjësi dhe angazhim maksimal do të kryejnë punët e tyre me përgjegjësi të plotë. 

 

Në këtë seancë ka dhënë betimin edhe anëtari i AKR-së Avni Gashi.

 

Tashmë është bërë edhe pranim-dorëzimi i detyrës dhe drejtorët e rinj kanë nisur punën në dikasterët e caktuar. 

​