Era pyet: Ku i keni xhaketat ‘Bonbon’?

Era pyet: Ku i keni xhaketat ‘Bonbon’?

Këngëtarja kosovare, Era Istrefi, theu kufijtë vitin e kaluar me këngën e saj ‘Bonbon’.

Në videoklipin e kësaj kënge, në disa skena ajo është parë me një xhaketë dimërore, me një dekorim në kapelë me ngjyrë rozë, e cila më pas u bë hitveshje në vend.

Këtë e risjell përsëri vet këngëtarja përmes një postimi në Twitter, ku pyet: “Zyrtarisht jemi në zezonin dimëror. Ku i keni xhaketat ‘Bonbon’?”.