Beyonce dhe Jay Z përfundojnë në gjykatë

Beyonce dhe Jay Z përfundojnë në gjykatë

Një kompani inxhinierike, që ka punuar për të famshmit Beyonce dhe Jay Z në vilën e tyre në Bel-Air, po e paditë firmën që i ka kontraktuar ata.

Kompania e quajtur Qwest Engeneering ka përgatitur dokumentet e padisë karshi një firme të madhe siç është Dean McKillen dhe Cuesta Estate, pasi ata nuk kanë marrë pagesën prej 200,000 dollarësh për punimet e kryera ne vilën e çiftit të famshëm.

Theksohet nga TMZ se Beyonce e Jay Z e kishin blerë vilën për 88 milionë dollarë.