VIDEO-Jakup Krasniqi nxjerr botimin e ri “Reflektime Demokratike”

VIDEO-Jakup Krasniqi nxjerr botimin e ri “Reflektime Demokratike”

“Reflektime Demokratike” është titulli i librit të ri të autorit Jakup Krasniqi. Përvoja e ish-kryeparlamentarit të Kosovës është një përmbledhje e periudhave të ndryshme të përjetuara nga vetë autori, i cili shpalos pjesë nga to. 

Vetë autori Krasniqi nuk foli shumë për librin, por vetëm e sugjeroi atë si një udhërrëfyes për ata që duan të hyjnë në jetën politike.

Botuesi i librit Abdullah Zeneli, tha se ky libër është i vlefshëm. Vlerësime për librin dha edhe studiuesi letrar Adem Gashi.

Bashkim Musliu, profesor, shkrimtar dhe kritik, tha se kjo vepër do të shërbejë për ta ruajtur kujtesën historike dhe se ky libër përbëhet nga fjalimet e autorit kur ishte në pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe kryesisht pjesë nga jeta e tij në politikë. “Reflektime Demokratike” është libri i dymbëdhjetë i radhës nga Jakup Krasniqi.