VIDEO- Sjelljet burokratike rëndojnë gjendjen e trashëgimisë kulturore

VIDEO- Sjelljet burokratike rëndojnë gjendjen e trashëgimisë kulturore

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Shafi Gashi, kryetar i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, foli për aktivitetin, punën e këtij këshilli dhe gjendjen e monumenteve historike, kulturore, gjatë vitit 2017.

Gashi fillimisht tregoi se Kosova, trashëgimia kulturore, arkeologjike vazhdon të jetë atraksion për turistët, por ministritë nuk po mund të dakordohen dhe shumë në promovimin dhe ruajtjen e monumenteve trashëgimore.

Ato sipas tij vazhdojnë të dëmtohen, shumë kulla po dëmtohen për një kulm sepse nuk ka mjetë për mbulimin e tyre.

“Në Ulpiane është duke u punuar, sepse për këtë kemi një fond solid, edhe punimet në kalanë e Prizrenit shpresojmë se do të përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm, edhe kjo falë ndihmës së Ambasadës së SHBA-së”, tha Gashi.

Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim: