Lindsay Lohan kafshohet nga gjarpri gjatë pushimeve në Tajlandë [Foto]

Lindsay Lohan kafshohet nga gjarpri gjatë pushimeve në Tajlandë [Foto]

Lindsay Lohan është kafshuar nga një gjarpër në Phuket të Tajlandës.

Lajmin e ka konfirmuar vet aktorja përmes një postimi në InstaStory.

Aktorja e “Mean Girls” e kishte publikuar një video nga vendi i bukur, para se ta afronte kamerën te shenjat e kafshimit në këmbën e saj.

“E dua këtë vend, është aq i bukur, i mahnitshëm… Pos kafshimit të gjarprit”, kishte shkruar Lohan.

“Përshëndetje! Jam akoma në Phuket të Tajlandës, është shumë bukur këtu dhe po një ditë më parë më kafshoi një gjarpër”.

“Gjëja pozitive e kësaj është se jam mirë. Urime Viti i Ri dhe Zoti ju bekoftë. Tung”, ka vazhduar aktorja.

31-vjeçarja ka thënë se udhëzuesi shpirtëror i saj në këtë rrugëtim, i kishte thënë se kafshimi i gjarprit ishte fat i mirë.
Padyshim se ajo ka nevojë për fat, duke qenë se këtë javë është akuzuar për mospagim tatimi për vitet 2010, 2014 dhe 2015.

Borxhi i aktores thuhet se ka të bëjë me përfitimet nga filmi “Machete” dhe seriali “2 Broke Girls”.