Jane Fonda mendonte se do të vdiste e vetmuar

Jane Fonda mendonte se do të vdiste e vetmuar

Jeta e Jane Fonda më e pasur se kaq nuk mund të ishte.

Është e mbushur me njerëz të dashur rreth vetes, shumë dashuri, suksese të panumërta në karrierë dhe edhe më shumë por fituesja e dyfishtë e çmimit Oscar, tash 80 vjeçare, nuk e ka menduar jetën e saj kështu.

“Nuk kam besuar se do të arrija moshën 30 vjeçare. Nuk kam menduar se do të jetoja kaq gjatë dhe kam pritur se do të vdisja e vetmuar dhe me ndonjë varësi”, ka thënë ajo për People.

Ajo ka vazhduar në këtë intervistë tutje reflektimin mbi jetën e saj.

“Nuk kam besuar se nëse do të jetoja kaq gjatë, do të isha e shëndetshme, energjike dhe akoma duke punuar. Jam mirënjohëse”.

Me kaq shumë eksperiencë jetësore, Fonda ka disa këshilla kur vjen puna te dashuria.

Ajo ka tre ish-bashkëshortë derisa së fundmi ka përfunduar edhe lidhjen e saj të dashurisë tetë vjeçare me Richard Perry.

“Dëshiron të të vlerësojnë, dëshiron të jesh e sigurt, dëshiron të të duan. Nëse nuk vlerësohesh, ndihesh e sigurt, ndjen dashuri…thjesht largohu nga kjo lidhje”.