Aliu premton mbështetje për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së

Aliu premton mbështetje për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i arsimit Bashkim Hyseni dhe drejtori i bujqësisë Burim Bajrami, ka pritur në një takim kryesinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast kryetari Aliu, është shprehur se do të bashkëpunojë ngushte me këtë kategori, por edhe me kategoritë tjera të dala nga lufta e UÇK-së.

Kurse kryetari i OVL-së së UCK-së Rafiz Sejdiu e ka uruar kryetarin Aliu, për detyrën e re, duke thënë se kjo organizate do t'i ofrojë bashkëpunim dhe përkrahje në realizimin e shumë projekteve që kanë të bëjnë me kategoritë e dala nga lufta.