Ja emrat dhe mbiemrat e qytetarëve të Kosovës

Ja emrat dhe mbiemrat e qytetarëve të Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Emrat dhe mbiemrat në Kosovë".

Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave nga Regjistrimi i Popullsisë së Kosovës, i kryer në vitin 2011. Një raport i tillë publikohet për herë të parë nga ASK-ja.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2011, numri i emrave të ndryshëm është gjithsej 68 122 emra, ndërsa numri i mbiemrave të ndryshëm në Kosove është gjithsej 26 557 mbiemra.

 

Sa i përket shpërndarjes së emrave në Kosovë, emri më i gjatë (më së shumti shkronja) ishte ai Ismailqemail me gjithsej 13 shkronja dhe Mirandolinda me gjithsej 12 shkronja, ndërsa emri me i shkurtër ishte me vetëm dy shkronja:  Al ose Ad.

Ndërsa, nëse i shikojmë emrat sipas shkronjës së parë, sipas alfabetit, më së shumti emra fillojnë me shkronjën A ndërsa më së paku me shkronjën C. Gjithsej 8 026 emra fillojnë me shkronjën A, ndërsa gjithsej 407 emra fillojnë me shkronjën C.

Emri më i përbashkët (shpeshtë) te femrat në Kosovë ishte emri Fatime me gjithsej 8 626 persona, ndërsa emri më i përbashkët te meshkujt ishte Bajram.

Sa i përket mbiemrave, Krasniqi është mbiemri më i përbashkët (shpeshtë) në Kosovë me më shumë se 58 199 persona, që mbanin këtë mbiemër.

Për më shumë informata, lidhur me publikimin “Emrat dhe mbiemrat në Kosovë”, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/demografia-dhe-migracioni