Duar dhe këmbë gjithmonë të ftohta? Ja çfarë nuk shkon me ju

Duar dhe këmbë gjithmonë të ftohta? Ja çfarë nuk shkon me ju

Duart dhe këmbët e mia janë gjithmonë të ftohta? Kam dëgjuar nga njerëzit që vjen nga qarkullimi i keq i gjakut. Është e vërtetë?

Në fakt, nuk është plotësisht e vërtetë. Lëkura mbahet në një temperaturë konstante nga enët e gjakut, që transportojnë gjakun e pasur dhe me oksigjen në të gjithë trupin. Me rënien e niveleve të mërkurit, receptorët në lëkurë sinjalizojnë trurin të ngushtojë enët e gjakut. Kështu transportohet më pak gjak në lëkurë për të ruajtur nxehtësinë në organizëm, atje ku janë edhe të gjitha organet, transmeton shendeti.com.al.

Te disa njerëz, ngushtimi i enëve të gjakut mund të shkaktohet nga ndryshime të lehta në termometër. Studimet kanë treguar se ky lloj reagimi është më i zakonshëm tek gratë, në përgjithësi për shkak të luhatjes së niveleve të estrogjenit, hormon që luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e temperaturës. (Kështu nuk po e imagjinoni kot – jeni realisht më të ndjeshme nga e ftohti se djemtë).

Ndjeshmëria nga i ftohti mund të jetë shenjë paralajmëruese edhe e sëmundjes  Raynaud, ku ekstremitetet si gishtat e dorës apo të këmbëve, me raste edhe hunda dhe veshët – mund të mpihen dhe të marrin një hije si blu. Në varësi të simptomave, trajtimi varion që nga veshja e dorezave dhe çorapeve të trasha, deri te marrja e ilaçeve me recetë për zgjerimin e enëve të gjakut.

Duart e ftohta mund të jenë gjithashtu simptomë e gjendjeve të tjera, si hipotiroidizmi, lupusi, diabeti, ose nivelet e ulëta në hekur apo vitaminë B12. Në këtë rast duhet të kryeni disa analiza që mjeku të përcaktojë nëse nevojitet trajtim me ilaçe apo duhet të bëni thjesht ndryshime në mënyrën e jetesës dhe në ushqyerje.

Nëse ankoheni vetëm për duart e ftohta, përpiquni t’i ngrohni ato duke qëndruar të hidratuar dhe rritur nivelet e aktivitetit (çohuni nga tavolina e punës të paktën njëherë në çdo orë).