Genci paralajmëron diçka të re

Genci paralajmëron diçka të re

Pas duetit me Eni Koçin, Genc Prelvukaj duket se ka edhe diçka të re për të sjellë në tregun muzikor.

Në llogarinë e tij në Instagram ai e ka postuar një fotografi të tij, me përshkrimin: “Hekur shokte hekur vete.. Unstopable. Coming Soon”, duke na bërë më dije se projekti i ri po përgatitet.

Këngëtari po ashtu i është përgjigjur një komentuesi, i cili e pyeti për kohën e publikimit, duke i treguar se kjo do të ndodhë në javën e parë të muajit janar.