​AAK në Pejë reagon ndaj mos stolisjes së qytetit

​AAK në Pejë reagon ndaj mos stolisjes së qytetit

Kryetari i AAK-së në Pejë, Fatmir Gashi ka reaguar ndaj veprimit të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, për mos stolisjen e qytetit.

“Mos stolisja e qytetit në prag të festave të fundvitit është mesazhi më i keq, dhurata më e keqe, për qytetarët, për bashkatdhetarët dhe për vizitorët e jashtëm. Kjo nuk na ka hije”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë Fatmir Gashit:

Qytetarë të nderuar të Pejës, duke pasur parasysh dhe duke respektuar përcaktimin tuaj të zgjedhjeve 22 tetorit, 'gjamazllëqet' e pushtetit komunal në blerjen e votave si dhe shumë indikatorë të tjerë të propagandës ndaj atij procesi, unë dhe Aleanca në Pejë sërish ja dolëm të ruajmë substancën dhe falë votës tuaj u rreshtuam subjekti më i madh opozitarë në komunën tonë. U jemi mirënjohës përjetë.

Nisur nga këto fakte, sonte, në këtë reagim, në prag të festës së ndërrimit të moteve, unë dhe AAK e Pejës, ashpër dënojmë, veprimin arbitrar të rradhës dhe sjelljen prej 'sherifi' të qytetit, të Gazmend Muhaxherit dhe ekipit të tij, për mos stolisjen e Pejës.

Qytetarët e Pejës, fëmijët tonë, të rinjët por edhe të gjtiha gjeneratat nuk ja kanë me borxhë as Gazmendit, as Shkumbinit, as Petritit, as Engelbertit e as Durimit, që për teket e tyre dhe problemet që ja kanë shkaktuar njëri-tjetrit, ta lënë Pejën (qytetin më të bukur) në këtë situatë.

Mos stolisja e qytetit në prag të festave të fundvitit është mesazhi më i keq, dhurata më e keqe, për qytetarët, për bashkëatdhetarët dhe për vizitorët e jashtëm. Kjo nuk na ka hije.

Me këtë rast, publikisht kërkojë nga Gazmend Muhaxheri, jo mua, por qytetarëve, të dal dhe tju arsyetojë këtë vendim të ultë për mos dekorim të qytetit.

Unë e di! Gazmend ti ke probleme më të mëdha se sa dekorimi i Pejës. Arka komunale të ka dalur nga duart moti. Në komunë, bashkëpunëtorët më të ngushtë po ta pijnë duhanin fshehtë. Por, siç ta kam thënë shumë herë më parë po e ripërsërisë edhe tani, është prokuroria dhe gjyqësia ato të cilat do të merren me këtë temë. Sa i përket kësaj çështjeje, unë dhe qytetarët, vetëm i inkurajojmë dhe i presim organet ta bëjnë punën. Ju e dini çfarë ju kam thënë ende pa shpërthyer skandali në opinion, ju nuk guxoni të kaloni nga prokuroria, e dini vet përse! Ajo çfarë po kërkojë tani, është të dilni ti tregoni pejanëve se çfarë borxhi qytetarë, ta kanë ty dhe bashkëpunëtorëve tuaj që i përmenda më lartë, që në qytetin tonë nuk vie erë feste!