Jelena Tomaseviç fituesja e edicionit të 23-të të “Onufri 2017"

Jelena Tomaseviç fituesja e edicionit të 23-të të “Onufri 2017"

Artistja malezeze Jelena Tomaseviç është fituesja e edicionit të 23-të të Ekspozitës Ndërkombëtare “Onufri 2017″, “Kujtesë kolektive, kujtime personale”. 

Juria e perbërë nga tre artiste, Lumturi Blloshmi, Greta Lami dhe Ledia Kostandini, shpalli veprën “Mixed Memoir”, si më të arrirën e kësaj ekspozite.  

Sipas jurisë, Tomaseviç filtron eksperiencën kolektive përmes një gjuhe figurative tejet simbolike, duke ofruar qëndrimin e saj personal ndaj fenomeneve të ndryshme sociale”.

Artistja fituese do të vlerësohet edhe financiarisht me shumën 300 000 (treqind mijë) lekë. Ekspozita u kurua nga italiani Gaetano Centrone.