Spektakël vizual në Sao Paolo, lëshohen në ajër 50.000 tullumbace

Spektakël vizual në Sao Paolo, lëshohen në ajër 50.000 tullumbace

Lëshimi i tullumbaceve në ajër nga sheshi i qytetit, u ndoq nga një numër i madh qytetarësh dhe turistësh të cilët këtë moment mbresëlënës në Sao Paolo e regjistruan duke bërë fotografi.

Nga sheshi "Patio do Colegio" në qytetin brazilian Sao Paolo u lëshuan në ajër 50.000 tullumbace të ngjyrave të ndryshme, raporton Anadolu .

Ky spektakël vizual i cili bën pjesë në eventet e festës së Vitit të Ri ishte organizuar nga anëtarët e Unionit të Tregtarëve në Sao Paolo (ACSO).

Lëshimi i tullumbaceve në ajër nga sheshi i qytetit, u ndoq nga një numër i madh qytetarësh dhe turistësh të cilët këtë moment mbresëlënës në Sao Paolo e regjistruan duke bërë fotografi, por më të mahnitur mbetën fëmijët të cilët bashkë me prindërit ndoqën këtë spektakël të pazakontë.