A është sezoni i festave edhe sezon ndarjesh?

A është sezoni i festave edhe sezon ndarjesh?

Kombinimi i shpenzimi të të hollave të cilat nuk i kemi me përgatitjet e festave mund të jenë një ‘bombë me sahat’ për çrregullimin e dashurisë.

Në fakt, studimi i ri që ka botuar Daily Mail zbulon se dhjetori është muaji më stresues për çiftet – një në pesë çiftet mendon ndarje n gjatë këtij muaji.

Anketa në të cilën kishin manë pjesë 3.000 britanikë tregon se çiftet para fundvitit më shpesh grinden se as në secilën pjesë tjetër të vitit. Brenga rreth të hollave, problemet me organizimin e jetës familjare janë arsyeja kryesore që ngjallin polemika.

Rezultatet e anketës janë shumë interesante: 20% e të anketuarve në gjysmën e parë të muajit të fundit mendojnë seriozisht në ndarje, përderisa 20% të tjerë mendojnë se lidhja e tyre nuk do ta përjetojë fundvitin dhe festat e fundvitit.

Nëse lidhja është e dobët shkaku i mungesës së komunikimit apo mungesës së kohës që kaloni së bashku, kjo do të vijë edhe më në shprehje gjatë fundvitit.

Stresi gjatë festave të fundvitit ndikon që çiftet të harrojnë të gjitha anët pozitive të lidhjes së tyre – tha Debora Chef, udhëheqëse e hulumtimeve.

Të hollat janë arsyeja kryesore e mosmarrëveshjeve dhe grindjeve. Nxitësit e tjerë të grindjeve mund të jenë edhe sasia e alkoolit e konsumuar, e madje edhe rregullimi i bredhit nganjëherë di të jetë nxitës i grindjeve.

Në bazë të gjithë kësaj, ekspertët këshillojnë çiftet të provojnë të mbajnë ndjenjat dhe të jenë të gatshëm në kompromise, në mënyrë që as lidhja, as martesa të mos jetë viktimë e festës.