Tentojnë të hynë në Kosovë me mbi 4 kg substancë narkotike

Tentojnë të hynë në Kosovë me mbi 4 kg substancë narkotike

Dy persona janë arrestuar në pikë kalimin kufitar Vërmicë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 4.25 kg.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa, i dyshuari tjetër është liruar. Rasti vazhdon të hetohet.