Ja programi i Vitit të Ri në RTK

Ja programi i Vitit të Ri në RTK

Me rastin e ndërrimit të motmoteve, përshëndetjes me vitin 2017 dhe hyrjes së vitit 2018, RTK ka përgatitur emisione të ndryshme.

Mbrëmja Festive e Vitit të Ri

E diel 31 dhjetor

Mbrëmja e fundit e 2017-ës në Radiotelevizionin e Kosovës do të nisë më kengë, humor e argëtim pa fund. Stupcat së bashku me yjet e muzikës popullore e argëtuese do të kujdesen për disponimin tuaj që të filloni një vit të ri të mbarë

 

Programi festiv për fëmijë

31, 1 dhe 2 janar

Që të kemi një vit të ri edhe më të mirë e nisim me më të mirët. Fëmijët janë ata që nisin festën e Vitit të Ri në Radiotelevizionin e Kosovës. Pasditet e ditëve festive do jenë të rezervuara për programin festiv të fëmijëve.

Seriali 'Cka ka Shpija' - Episodi festiv

1 janar ora 20:30

Humori dhe të qeshurat pa fund në netët e hareshme do të vazhdojnë edhe me episodin festiv të serialit 'Cka ka Shpija'

Sofra Festive - Muahmet Sejdiu & Migjen Nikoliqi

1 dhe 2 janar

Radiotelelvizioni i Kosovës edhe këtë vit në ekranet e juaja do t'ju sjellë Sofrën Festive me potpuri popullore të kënduara nga solistët Muhamet Sejdiu dhe Migjen Nikoliqi të shoqëruar nga orkestra popullore Qumilat.

 

Sofra Festive - Edi Furra & Fatos Furra

1 dhe 2 janar 

Për festën e vitit të ri me këngë të paharruara vjen tek ju Sofra Festive me solistët Edi e Fatos Furra të shoqëruar nga orkestra popullore Lirikët.

 

Filmat Festiv

Gjatë këtyre ditëve festive, në programin e Radiotelevizionit të Kosovës nuk do të mungojnë as filmat e njohur të kinematografisë botërore.

Filharmonia e Vienës

Më 1 Janar sikur edhe cdo vit tjeter  në Radiotelevizionin e Kosovës duke filluar nga ora 11:15  drejtpërdrejt nga Viena  mund ta ndiqni koncertin tradicional të Vitit të Ri 2018 nga Orkestra Filharmonike e Vienës. Ngjarjen më të njohur të muzikes klasike në botë do ta drejtoj dirigjenti Riccardo Muti.