Sekuestrohet një armë në Prizren

Sekuestrohet një armë në Prizren

Shpërndaje 0 0 Pëlqeje 17:16 / E Diele, 31 Dhjetorë 2017 Sekuestrohet një armë në Prizren Në dy raste të ndryshme polica e Stacionit policor “Veriu” ka sekuestruar armë ilegale.

Rreth orës 05:10 minuta të ditës së djeshme në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë, është ndaluar një automjet i llojit VË Passat mbi bazën e dyshimit se pasagjeri përderisa automjeti ishte në lëvizje me pistoletë kishte shkrehur tre fishek në ajër.

Në automjet ndodheshin tre persona të cilët janë shoqëruar për në stacion policor dhe u është bërë alkool testi i cili ka rezultuar pozitiv. Më vonë është intervistuar i dyshuari në prani të avokatit mbrojtës me ç ’rast janë sqaruar rrethanat.

Arma e sekuestruar është pistoletë “ZORAKI” M 906B me tre fishekë dhe tri gëzhoja të cilat do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të më tejme. I dyshuari është arrestuar, transmeton Indeksonline. Ndërkaq, rasti tjetër ka ndodhur rreth mesnate në Lagjen “Dardani” përderisa një patrullë po patrullonte në lagje e ka ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollit të dokumenteve, polici ka vërejtur se ne ulëset e pasme të automjetit shihej një armë e gjatë e llojit “Thomson” e prodhimit anglez e kalibrit 45M1 me 38 fishekë.

Arma është sekuestruar nga krim teknikët ndërsa të dyshuarit janë intervistuar. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë liruar ndërsa hetuesit policorë po punojnë për të zbardhe se çfarë po planifikonin të dyshuarit e armatosur në mesnatë, thuhet në komunikatën për media.