Dua Lipa, sensacioni evropian për 2017

Dua Lipa, sensacioni evropian për 2017

“Blow Your Mind”, “Be The One”, “New Rules” janë këto disa nga hitet e Dua Lipës për vitin që po lëmë pas, duke bërë atë njërën nga këngëtaret që bëri sensacion në skenën muzikore në Evropë dhe SHBA.

“Be the One” ishte hit në Evropë në vitin 2016, por kënga u bë me të vërtetë e adhuruar kur erdhi në kontakt këtë vit me audiencën amerikane.

“Be the One,” “Blow Your Mind (Mwah)” dhe “New Rules”, që të gjitha pjesë e këngëve më të dëgjuara në Dance Club të listës Billboard Hot 100, ku vazhdon të qëndrojë me sukses.

“Ajo ka balancën ndërmjet diçka që është komerciale, por që synon kredibilitetin, skajet dhe personalitetin”, thotë menaxheri i Lipës, Ben Mawson.

Kirdis Postelle nga Warner Bros Records, thotë se kënga “Blow Your Mind” i kishte lënë shumë përshtypje kur e dëgjoi për herë të parë.

“Kjo është njëra nga këngët më të bukura që kam dëgjuar këtë vit”, shprehet ai.

Ndërsa vetë këngëtarja thotë se shumica e këngëve të saja janë për zhanrin e vallëzimit.

“Por, nëse ju dëgjoni lirikën e këngëve të mia, ju mund të qani, po ashtu. Unë shpesh i referohem muzikës sime, si “vallëzim-qarje””, shprehet Lipa.