Tateshi nuk e dëgjon Selën, nuk jep dorëheqje

Tateshi nuk e dëgjon Selën, nuk jep dorëheqje

Pas përjashtimit nga qeveria të Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela kërkoi publikisht nga të gjithë kuadrot e Aleancës, që ishin nëpër poste drejtues, që të japin dorëheqje.

Ky vendim u respektua nga te gjithë, duke filluar nga zv/ministrat, sekretar shtetëror, drejtorë drejtorish e deri te drejtorët lokal, por, sikur duket, vetëm nga drejtori i Klinikës Universitare te Syve,z. Bekim Tateshi nuk u respektua.

Bekim Tateshi, i cili ndoshta i njohur si një njeri me prirje të sëmura karrieriste dhe që gjithë jetës ka luftuar për një post dejtues, sikur duket nuk e dëgjon z.Sela dhe vendimin e tij nuk e përfill dhe ndoshta ka ndërmend të flirtojë me ndonjërën nga partitë në pushtet pët të mos e ngacmuar nga ai pozicion.